Gjyqtarja pezullohet pasi doli pothuajse e zhveshur në një seancë gjyqësore virtuale
Një gjyqtare, e cila u bë e famshme për fotot e saj të nxehta në Instagram, është rikthyer në rrjetet sociale.
Gjyqtarja kolumbiane Vivian Polania u pezullua nga puna pasi ajo zhvilloi një seancë gjyqësore virtuale nga shtrati me ato që dukej të ishin të brendshme ndërsa pinte një cigare.
Tani zbatuesja e ligjit ka hyrë në Instagram për të ndarë më shumë foto të zjarrta, në dukje e pashqetësuar nga largimi i saj nga puna
"A iu ka marrë malli për mua?" – shkruan ajo në rrjetet sociale.
Fansat e saj u komentuan shpejt për foton seksi.
“Gjithmonë na mungon, mos na braktis prokurorja ime”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër tha: “Zoom me ju është një nder”.

Polania u pezullua për tre muaj pasi u zbulua se ajo kishte shkelur disa rregullore administrative, sipas një vendimi të Komisionit Disiplinor Gjyqësor në Norte de Santander muajin e kaluar.
Gjyqtarja 34-vjeçare, gati e zhveshur u shfaq në një telefonatë në Zoom duke pirë një cigare me ato që dukej të ishin të brendshmet e saj, ndërsa mbikëqyrte një seancë dëgjimore.
Klipi i zjarrtë u bë shpejt viral, duke nxitur hetimin për sjelljen e saj dhe duke e pezulluar atë nga puna, por njëkohësisht duke e shndërruar në yllin e internetit.
