"Në dasmë me armë" Gjeto Luca tregon ndodhinë e papritur
Këngëtari Gjeto Luca në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ndau dy momente të veçanta që i kanë ndodhur gjatë punës së tij.
Luca thotë se këto dy momente i mban mend dhe se nuk od ti harrojë.
Gjeto Luca: Në një dasmë kur këndohej kënga e Cun Mulës krisej automatiku, por nëse do të kriste automatikun afër do të krijonte probleme në zhurmën që del pastaj në mikrofon. Unë i them dil nja 70 metër më andej e futja sa të dush. Ja fut ai bam bam bam. Ne jemi gjeneratë që e njohim armën. Pas i gjuajti e mori armën si me qenë duke ec me sfurk. I them nuk i ke harxhuar gjithë fishekët. Thotë ‘Mu me më tregu?’. Dhe vetëm kur i bën, bam. Në vend të më falënderonte më thotë pse përzihesh.
“Ishte një tjetër, ishim me orkestër live. Ishte shtëpi me bahçe. Ai gjuan dy herë bam, bam. Merr një fishek tjetër, kur ishte duke fut fishek gjithë ata që ishin me muzikë, nja 40 vetë ikën. Mezi i mblodhëm pastaj.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
