“U përdhunuan dhe heshtën se braktiseshin”, histori reale dhune nga lufta në Kosovë
Regjisorja, Klodi Kadillari në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi për historitë reale të grave kosovare në gjatë periudhës së luftës.
Ajo i dokumentoi ato dhe arriti të realizojë një film me metrazh të shkurtër, filmin “Dëshmitarja”.
“Janë histori që përmes punës time në vite janë mbledhur pas luftës, janë histori reale të traumës që la lufta”, tregoi ajo.
Klodi Kadillari: Dhuna dhe përdhunimi nuk bën diferencim e krahasime. Ushtarët serb nuk kanë pyetur se kush je. Thjesht kanë hapur dyert dhe kanë përmbushur epshet personale. Janë histori që përmes punës time në vite janë mbledhur pas luftës, janë histori reale të traumës që la lufta. Nuk ka rëndësi se çfarë teknologjie, kamere përdor, e rëndësishme është historia.
Si ka qenë përfshirja juaj personale në këta histori të cilat u realizuan në film me metrazh të shkurtër?
Klodi Kadillari: Ajo që vura re unë në zonat ku kanë ndodhur përdhunimet më të mëdha ishte heshtja. Ata mendonin se dhe muret anë vesh. Ajo që mbeti tek unë nuk është se ata thjesht i linin të përdhunuara por ata dhe braktiseshin. Kur burri ju mbyllte derën dhe ju drejtoheshin familjes por familja kur nuk e pranon kjo femër ndodhet në atë kryqëzimin e madh. Unë i mblodha këta histori dhe i tregova në atë narrativë.
E vështirë të tregonin?
Klodi Kadillari: Ky është dhe çelësi i suksesit se arrita të isha pjesë e ndarjes së historive të tyre. Madje kur shkoja në qendrat e estetikës shkoja qëllimisht pasi doja të dija dhe për opinionin që ekzistonte. Pyesja dhe përgjigjet ishin spontane.
Cila histori të ka mbetur në mendje që të ka dhembur si një dëgjuese?
Klodi Kadillari: Një nga historitë dhe tani kur drejtove pyetjen e shikoj përpara. Është një zonjë e përdhunuar, i ishte vrarë bashkëshorti e kishte gjetur dhe në morg. Ishte shtatëzën në muajin e 6-të kur kishte ndodhur kjo. Kishte lindur djalin dhe kur më tregonte mënyrën se si e kishte përjetuar këtë katrahurë, ishim në kuzhinë dhe hyn djali me portretin e të atit i veshur me uniformën e UÇK-së dhe më thotë ky është portreti i babait tim. E pyeta ku e ke parë babain? Tha e kam parë në ëndërr i tregova profesorit dhe ai e bëri portret.
Një qen 17,000-vjeçar u zbulua në Bask të Spanjës
5 Dhjetor, 19:29
Si ishte procesi i marrjes së këtyre historive?
Klodi Kadillari: Është tensioni dhe pjesa e hapsirës e vendosjes së skenave. Moment më i vështirë ishte kur në Xhakovë xhiroja në një shtëpi ku ishin kostumet e një mashkulli dhe një gruaje dhe një bastun. Dhe është ajo vajza e përdhunuar që kërkon mbështetje te prindërit por prindërit i kishin vdekur. Preka kostumin e burrit që mendova se ishte babai im dhe një muaj më vonë unë e humba babain tim vërtet. Është dhimbja e atyre grave por dhe dhimbja ime në këtë kostum. Një grua e përdhunuar është në një udhëkryq ku i kërkon falje bashkëshortit për atë që ka ndodhur.
Klodi tregon se “Filmi do të shihet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës si dhe në Festivalin e të Drejtave të njeriut”.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

