Mamaja 35-vjeçare, u burgos pasi la djalin e vogël të vdiste në vapë
Një nënë që la fëmijën e saj në shtëpi në vapë, në temperaturë 27 gradë Celsius me kafkë të thyer ndërsa pastronte makinën e saj është burgosur.
Ethan Davis, u bllokua në krevatin e tij për dy orë në një dhomë të ngrohtë pa dritare të hapura apo ventilator.
Nëna e tij Stacey Davis, 35 vjeçe, kishte dalë për të kryer punët dhe për të shëtitur në një park, ndërsa djali i saj shtrihej i pajetë në dhomën mbytëse.
Edhe kur u kthye në shtëpinë në Melksham, Wiltshire, mamaja nuk arriti të kontrollonte Ethanin për 30 minuta të tjera.
Pasi e zbuloi përfundimisht se nuk reagonte në shtratin e tij, i vogli u dërgua me urgjencë në spital ku u deklarua i vdekur pak më vonë.
Stacey , mamaja e Ethan tani është burgosur për dy vjet pasi pranoi mizorinë ndaj fëmijëve.
Ethan kishte pësuar një frakturë 15 cm të kafkës. Hetuesi mjeko-ligjor Nicola Anderson zbuloi gjithashtu nivele të larta kanabisi në flokët e Ethan-it.
