Brazil, qindra të bllokuar në zonat e përmbytura të Santa Catarina
Shirat e dendur në orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese në jug të Brazilit, ku ekipet e shpëtimit nxituan në shtetin Santa Catarina për të evakuuar qindra banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Në një video nga Mbrojtja Civile e shtetit, regjistrohen operacionet e shpëtimit me helikopterë, pasi shumë shtëpi mbeten të “zhytura” në ujin me baltë.
Më shumë se 880 banorë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga zonat e përmbytura, thanë autoritetet lokale.
????TELEGRAM: https://t.co/JDDUrdyqRt
— DISASTERS IN THE WORLD (@WRLD_disasters) December 1, 2022
????Rescuers evacuate people trapped by the flood????. Breaking news from Santa Catarina, Brazil????????#SantaCatarina #Brazil #flooding #landslide #flood #rain #weather #news #Brasil #deslizamento #inundação #chuva #clima #novidades pic.twitter.com/2cs2sPL0On
Zyrtarët e Santa Catarina u kërkuan banorëve të shmangin udhëtimet rrugore pasi në disa zona u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
???? CHUVA EM SANTA CATARINA
— Kallil Oliveira (@kalliloliveira_) December 1, 2022
Em Palhoça a situação é de calamidade pic.twitter.com/9ZUj6BejnS
Përmbytjet në këtë kohë të vitit janë një dukuri e zakonshme në Brazil dhe kanë qenë përgjegjëse për fatkeqësitë e mëdha në vitet e fundit.
Shkurtin e kaluar, 94 njerëz u vranë nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Petropolis, afër Rio de Zhaneiros.
Epic! ???? #SantaCatarina pic.twitter.com/grQbeFhbLe
— Thenewarea51 (@thenewarea51) December 1, 2022
