Shkon në 10 numri i viktimave në Ischia, ende në kërkim 2 persona të tjerë
Ka arritur në 10 numri i viktimave të përmbytjeve të mëngjesit të 26 nëntorit, që përfshiu ishullin e Ischias në rajonin e Kampanias.
Mungojnë në apelin e familjarëve dhe dy persona, ndërsa paraditen e sotme janë rikuperuar 2 trupa të tjera. ndërsa numri i personave të plagosur është 5, e 1 prej të cilëve në gjendje të rëndë nën kurim në Spitalin Cardarelli të Napolit.
Katër nga 10 viktimat janë fëmijë e bilanci i fundit konfirmon 290 persona të mbetur pa banesë, 900 banesa të dëmtuara e mbi 45 prej tyre të shkatërruara plotësisht.
Këshilli komunal i Napolit ka lëvruar 1 milionë euro për t'i ardhur në ndihmë popullsisë së Ischias, e ditë më parë qeveria italiane shpalli në Ischia, gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, duke vënë në dispozicion rreth 2 miliardë euro për operacionet e shpëtimit e kërkimit të personave të humbur si dhe për të ndihmuar sektorin sipërmarrës e prodhues, banorët e jetën social ekonomike të një ishulli që konsiderohet një nga pikat më të bukura turistike të Golfit të Napolit.
Repartet e Departamentit të mbrojtës Civile, të zjarrfikësve, vullnetarë, aktivistë e forca të rendit punojnë prej ditësh në pastrimin e rrugëve, banesave, supërmerkateve, shkollave, qendrave të punës që vazhdojnë të jenë të mbuluara nga balta e të pafavorizuara dhe nga moti i keq që vazhdon të insistoi mbi këtë ishull.
Rreth 140 ml shi që ranë në më pak se 24 orë shkaktuan rrëshqitjen e malit ku ishin pozicionuar disa nga shtëpitë, që u rrënua plotësisht, e qenë një nga shkaqet e kësaj tragjedie me pasojë 12 humbje jete.
Por sipas debateve politike e mediatike italiane në këtë ngjarje rëndojnë dhe motivet e mos rinovimit të një plani sigurie territorial e abuzivizimi i gjerë që ekziston në Ischia dhe i dokumentuar në mjaft prej ndërtesave të ndërtuar gjatë dekadave të fundit.
Prokuroria e Napolit ka hapur një proces hetimor për të kuptuar se çfarë kë ndodhur e për të identifikuar nëse një tragjedi e tillë mund të ishte evituar apo jo.
Ndërkohë zyra e Departamentit të mbrojtjes Civile ka informuar se një tjetër valë e fortë reshjesh është parashikuar të përfshijë këtë ishull gjatë 24 orëve të ardhshme, e banorët e konsideruar në risk janë urdhëruar të evakuojnë banesat e të strehohen në zona më të sigurta të orientuara nga autoritetet lokale.