Von der Leyen: Ne do të krijojmë një gjykatë për krimet e Rusisë
“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme.Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një gjykate të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Rusia të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkëve dhe asetet e bankës së saj qendrore."
Kështu njoftoi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.
Në orët e ardhshme, ekzekutivi evropian do t'u dërgojë vendeve anëtare një propozim ad hoc për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen përpara një gjykate.
"Rusia duhet të paguajë gjithashtu për shkatërrimin që ka shkaktuar . Dëmi i pësuar nga Ukraina vlerësohet të jetë rreth 600 miliardë euro . Rusia dhe oligarkët duhet të kompensojnë Ukrainën dhe të mbulojnë kostot e rindërtimit dhe "Ne kemi mjetet për ta bërë Rusinë të paguajë Ne ngrimë 300 miliardë euro të rezervave të bankës qendrore ruse dhe ngrimë 19 miliardë euro të oligarkëve rusë."
Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një video të publikuar me njoftimin e propozimit të Evropës për krijimin e një gjykate speciale për krimet ruse.
Russia must pay for its horrific crimes.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 30, 2022
We will work with the ICC and help set up a specialised court to try Russia’s crimes.
With our partners, we will make sure that Russia pays for the devastation it caused, with the frozen funds of oligarchs and assets of its central bank pic.twitter.com/RL4Z0dfVE9
