Kaosi me autobusët përplas palët,VMRO-DPMNE akuzon kryetaren e Bashkisë së Shkupit

Kaosi i transportit publik në Shkup ka përplasur opozitën me qeverinë. LSDM-ja në pushtet akuzon VMRO-në e cila kryeson Këshillin bashkiak të kryeqytetit, si përgjegjëse për situatën. Ndërsa VMRO bën përgjegjëse kryetaren e Bashkisë e cila është e pavarur.

Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka bërë fajtore kryebashkiaken e Shkupit Danella Arsovska për situatën kaotike të transportit publik në kryeqytet.

Sipas kësaj force politike, kryebashkiakja krijon probleme të reja në vend që t’i zgjidhë ato për qytetarët.

Ata e akuzojnë ndër të tjera se Arsovka mban takime të fshehta me LSDM-në dhe kryeministrin Kovaçevski.

"Shkupi është i pisët si asnjëherë më parë. Kryetarja e bashkisë hap konflikte me çdokënd. Vonon pagat. Ajo u grind me transportuesit publikë. Në shkollat e qytetit mbretëron kaosi. E vetmja me të cilën ajo nuk grindet është LDSM-ja, kjo përkon me takimet me Kovaçevskin," tha ai.

Linjat private të autobusëve që kryenin transportin publik hoqën dorë nga aktiviteti për shkak të pagave të prapambetura që vareshin drejtpërdrejt nga Bashkia e Shkupit.

Të paktën 30 autobusë bllokuan rrugët e kryeqytetit, çka paralizoi trafikun, si dhe iu hoqi të drejtën për të përdorur transportin publik qindra shkupjanëve.

LDSM-ja në pushtet akuzon opozitën.

"Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së, kryeqyteti mbetet pa transport të organizuar publik me autobus," tha ai.

VMRO-ja kryeson Këshillin Bashkiak në Shkup.