Nudistët pushtojnë plazhin e Serfit për një ditë, kanë një arsye të fortë

Mijëra njerëz u zhveshën lakuriq për një instalacion arti të shtunën në plazhin ikonik Bondi në Sydney, Australi. Plazhi i sërfit u bë një zonë nudiste për një ditë kur rreth 2500 vullnetarë u zhveshën plotësisht lakuriq.

Ata pozuan për fotografin amerikan Spencer Tunick. Mijëra njerëz u paraqitën të zhveshur të shtunën në Sydney, Australi, në plazhin e sërfit në Bondi Beach. 

Veprimtaria e artit u mbajt në partneritet me një shoqatë bamirësie që inkurajon australianët të bëjnë ekzaminime të rregullta të lëkurës për të ndihmuar në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Numri i pjesëmarrësve përafërsisht përputhej me numrin e australianëve që vdesin nga kanceri i lëkurës çdo vit: rreth 2500.

Tunick është i njohur për veprat e tij artistike që shfaqin turma nudo në monumente të njohura anembanë botës. 

Në vitin 2010 ai mbajti një ngjarje të ngjashme në Shtëpinë e Operës së Sidneit. 

"Është e përshtatshme që unë të përdor platformën time për t'i nxitur njerëzit të bëjnë kontrolle të rregullta për të shmangur kancerin e lëkurës," tha fotografi. 

Nudistët pushtojnë plazhin e Serfit për një ditë,Nudistët pushtojnë plazhin e Serfit për një ditë,