Mbi 6 milionë ukrainas janë pa energji elektrike
Presidenti Zelenski zotohet të mos dorëzohet ndaj Moskës e cila ka gjunjëzuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Mbi 6 milionë ukrainas raportohet se janë pa drita e rrjedhimisht pa ngrohje, ndërsa vendi shënon temperatura të ulëta.
Sulmet e fundit të Rusisë kanë lënë pa drita mbi 6 milionë ukrainas.
Zelenksi: Nga sonte, nuk ka energji elektrike në shumicën e rajoneve dhe në Kiev. Gjithsej më shumë se gjashtë milionë abonentë.
Zelensky deklaroi se rreth 600.000 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në kryeqytetin e Kievit, ndërsa ndër zonat më të prekura janë gjithashtu rajonet Odesa, Lviv, Vinicia dhe Dnjepropetrovsk.
Kështu i gjeti mbrëmja banorët e qytetit historik në perëndim të Ukrainës, Lviv.
Imazhet tregojnë rrugët e errëta të qytetit me tavolina të ndezura me qirinj.
Njëkohësisht, pa energji kanë qenë qytetet e mëdha Kerson.
Autoritetet thanë se evakuuan pacientët nga disa spitale për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Forcat ukrainase e rimorën qytetin e Khersonit dy javë më parë, megjithëse zonat përreth qytetit mbeten nën pushtimin rus.
Si kundërmasë, forcat ruse kanë nisur sulme të ashpra ndaj infrastrukturës energjetike të cilat kanë gjunjëzuar vendin.
Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
