Vrau tre prostitutat, autori pas hekurave, rezultatet e autopsisë: Dhjetëra plagë me thikë në trupat e viktimave
Giandavide De Pau është identifikuar si autor i dyshuar për vrasjen e tre prostitutave në Itali. Organet e hetimit kanë tashmë në duar dhe autopsinë e trupave të pajetë.
Rezultatet tregojnë “dhunë të ekzagjeruar”.
Mbetet të konstatohet nëse arma e përdorur ka qenë e njëjtë.
Goditjet me thikë, sipas raportimeve, kanë arritur tek viktimat në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë qafën, shpinën dhe kokën.
Ngjarja u regjistrua me 17 nëntor në lagjen Prati të Romës. Giandavide De Pau ndodhet pas hekurave me akuzën e vrasjes së trefishtë.
Me kapele, maskë anti-coviddhe syze dielli, Giandavide De Pau u filmua nga kamerat e një supermarketi teksa lëvizte mes përmes Riboty dhe Durazzo-s, në lagjen "Prati:, në Romë, në intervalin kohor midis vrasjes së dy grave kineze dhe asaj të Amerikës së Jugut.
De Pau u filmua nga kamerat e supermarketit Pim në via Riboty "duke hyrë në ndërtesën në numrin 28 në orën 10.01 dhe duke u larguar në orën 10.41 (disa çaste pasi vrau dy viktimat e para)për t'u larguar në këmbë.
Menjëherë më pas, në orën 11.21, ai shkoi në rrugën "Durazzo" me një makinë "Toyota IQ" ngjyrë patëllxhani dhe pasi e parkoi, "hyri në adresën e rrugës " Durazzo" në orën 11.22 për tu larguar pas rreth 15 minutash, në orën 11.39, gjithmonë në bordin e makinës Toyota”, siç thuhet në urdhrin e firmosur nga gjyqtarja hetuese Mara Mattioli.
