Putin: Rusia "do t'i arrijë qëllimet e saj" në Ukrainë
Rusia do t'i "arrijë qëllimet e saj" në Ukrainë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me nënat e ushtarëve dhe rekrutëve rusë që luftojnë në Ukrainë.
Takimi u organizua nga Kremlini dhe u transmetua në televizionin publik.
Putin sulmoi "armiqtë në fushën e informacionit", të cilët, sipas tij, kërkojnë të "nënçmojnë, diskreditojnë" sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Ne duhet t'i arrijmë qëllimet tona dhe do t'i arrijmë ato”, theksoi ai.
“Ne ndajmë dhimbjen tuaj”, u thotë Putin nënave të ushtarëve
Putin takoi nënat e ushtarëve që luftonin në Ukrainë dhe u tha atyre se ai dhe e gjithë udhëheqja ruse ndajnë dhimbjen e tyre.
Lufta në Ukrainë ka lënë dhjetëra mijëra ushtarë të vdekur nga të dyja palët, sipas SHBA-së, dhe pushtimi rus ka shkaktuar përplasjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave kubane të vitit 1962.
Qindra mijëra trupa ruse janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë më shumë se 300,000 rezervistë të thirrur si pjesë e mobilizimit të shpallur nga Putin në shtator.
