Objekti fetar bëhet strehë për banorët e Donjeckut
Një manastir ortodoks është bërë streha e disa të moshuarve, shtëpitë e të cilëve u rrafshuan nga raketimet ukrainase e ruse në rajonin Donjeck. Shërbyesit e manastirit i janë gjendur pranë të moshuarve të cilët nuk kanë ku të shkojnë.
Për shumë banorë të rajonit Donjeck në lindje të Ukrainës, një manastir ortodoks është bërë strehë pasi shtëpitë iu rrafshuan nga lufta e cila vazhdon prej 9 muajsh.
Një pensioniste nga rajoni i Bohorodiçne në Donjeck thotë se ka gjetur paqen në manastir.
“Për tani ne kemi gjithçka që na nevojitet. Faleminderit Zotit ata u kujdesën për në mënyrë shpirtërore dhe fizike dhe na mbështetën.”
Manastiri ka pësuar dëme dhe shpesh herë shirat e bora depërtojnë në ambientet e brendshme, por Vira Laina thotë se për këtë po kujdesen priftërinjtë.
“Tani shikon priftërinjtë po na rregullojnë çatinë që ne të mos vuajmë nga rënia e ujit nga lart. Ditë e natë po punojnë për të përballuar këtë situatë.”
Manastiri për të është e vetmja shpresë.
“Për tani ne kemi gjithçka që na nevojitet. Faleminderit Zotit ata u kujdesën për në mënyrë shpirtërore dhe fizike dhe na mbështetën.”
Rajoni i Donjeckut ka qenë pre e granatimeve prej 8 vitesh dhe sulmet u intensifikuan me nisjen e luftës.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën se granatojnë me raketa rajonin e Donjeckut, që së bashku me Lluganksun formën Donbasin.
Ky rajon i madh lindor, që dikur ka qenë tepër i industrializuar ka qenë edhe gjoja shkaku i nisjes së luftës.
