Rrëshqitjet e dheut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Ischia
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2022, 22:25
Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore në Ishullin e Ischia.
11 persona të shpallur në kërkim, 1 viktimë, 13 të plagosur, 130 persona të mbetur pa banesë, është bilanci deri në orën 22.00 i raportuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.
Situata po monitorohet nën vëmendjen e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
