Tre prostituta gjenden të vrara me thikë, dyshimet e hetuesve: A ka një vrasës të vetëm?

Në Romë, dy gra me kombësi kineze u gjetën të vdekura në lagjen "Prati".Trupat e viktimave u gjetën në rrugën "Augusto Riboty", njëra në sheshpushimin e  shallëve të një pallati, tjetra brenda apartamentit.

Gjithashtu në lagjen "Prati", një tjetër grua u gjet e vdekur në një apartament në rrugën "Durazzo".

Ajo është identifikuar si Marta Castano, një 65-vjeçare me origjinë nga Amerika e Jugut.

Nga hetimi rezulton se ajo ishte në pritje të një klienti.

Viktimat, të tria prostituta, u vranë me thikë. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Hetohet bota e prostitucionit- Hetimet fokusohen në botën e prostitucionit. Tre viktimat u goditën me thikë për vdekje dhe kjo i bën hetuesit të supozojnë se dora është e njëjtë.

Hetuesit po analizojnë tabulatet telefonike të viktimave për të rindërtuar kontaktet e bëra me “klientët” orët e fundit.

Gjithashtu po analizohen kamerat e sigurisë në rrugën "Durazzo" dhe "Riboty".