Përfaqësuesi i lartë i OKB: Të gjithë jemi feministë

“Ne deklarojmë me krenari ‘ne të gjithë jemi feministe’ ”.

Kështu shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres në një postim në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave . “Le të mbajmë qëndrim dhe të ngremë zërin në mbështetje të të drejtave të grave”.

Guterres gjithashtu u bën thirrje qeverive të rrisin fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave me 50% deri në vitin 2026 . 

“Ushtrimi i dhunës ndaj një gruaje apo shfrytëzimi i saj nuk është një krim i thjeshtë, është një krim që shkatërron harmoninë, poezinë dhe bukurinë që Zoti donte t’i jepte botës ”, shkruan Papa në një postim në Twitter./Ansa/