Përçarje SHBA-BE, Politico: Lufta po thyen perëndimin

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po sulmojnë Shtëpinë e Bardhë në lidhje me çmimet e larta të gazit që unioni po blen nga Uashingtoni. Sipas tyre edhe armët që ata po çojnë në Ukrainë në emër të NATO-s dhe tregtia po e pasurojnë SHBA-në ndërsa vendet e BE-së po vuajnë.

Vladimir Putin ka nisur të thyejë perëndimin 9 muaj pas nisjes së sulmit të Ukrainës.

Zyrtarët e lartë evropianë janë të zemëruar me administratën e presidentit Biden dhe tani akuzojnë amerikanët se kanë krijuar pasuri nga lufta, ndërsa vendeve e Bashkimit Evropian vuajnë.

Media kryesore për politikën në BE, Politico tha se kishte marrë prononcimin e një zyrtari të lartë të BE-së, i cili pretendon se Uashingtoni është pasuruar gjatë luftës.

"Fakti është, nëse e shikoni me kujdes, vendi që po përfiton më shumë nga kjo luftë janë Shtetet e Bashkuara sepse po shesin më shumë gaz me çmime më të larta dhe sepse po shesin më shumë armë," shkruan ajo.

Komentet shpërthyese të mbështetura publikisht dhe privatisht nga zyrtarë, diplomatë dhe ministra gjetkë pasojnë zemërimin në rritje në Evropë mbi subvencionet amerikane që kërcënojnë të shkatërrojnë industrinë evropiane.

Kremlini ka të ngjarë të mirëpresë helmimin e atmosferës midis aleatëve perëndimorë.

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell i bëri thirrje Uashingtonit që t'i përgjigjet shqetësimeve evropiane.

"Amerikanët, miqtë tanë, marrin vendime që kanë ndikim ekonomik tek ne," tha ai.

Në të njëjtën kohë, përçarja e shkaktuar nga lufta në Ukrainë po i fut ekonomitë evropiane në recension, inflacion dyshifror që sa vjen edhe rritet dhe një krizë energjetike që kërcënon ndërprerjet gjatë dimrit.

Ndërsa përpiqen të zvogëlojnë varësinë e tyre nga energjia ruse, vendet e BE-së po kthehen në gaz nga SHBA-ja – por çmimi që paguajnë evropianët është pothuajse katër herë më i lartë se kostot e njëjta të karburantit në Amerikë.

Pastaj ka një rritje të mundshme të porosive për pajisje ushtarake të prodhuara nga Amerika, pasi ushtritë evropiane nuk kanë arritur të dërgojnë armë në Ukrainë.