Dështoi në provimin e fizikës 5 herë, 84 vjeçari kthehet në shkollë të përfundojë arsimin e mesëm
Një 84-vjeçar, i cili dështoi në provimin e fizikës pesë herë, është rikthyer në shkollë pas 66 vitesh për të përmbushur një ëndërr për të përfunduar arsimin e mesëm.
Ernie Puffett është rikthyer në klasë për të marrë mësime javore të fizikës në Kolegjin Chichester në West Sussex.
Ai tha se do të "gëzohej" nëse do të merrte Certifikatën e Përgjithshme të Arsimit të Mesëm verën e ardhshme.
Drejtoresha e kolegjit Helen Loftus tha se kishte "shumë përfitime" për të pasur studentë të të gjitha moshave në klasë.
Loftus tha: Sapo dëgjuam se Ernie do të donte të studionte fizikë me ne, ne nuk hezituam të thoshim po. Ne të gjithë kemi ambicie dhe synime dhe jemi krenarë që po mbështesim Ernie për të arritur të tijat.
Tarifat e kursit për Puffett janë hequr për ta ndihmuar atë të arrijë ëndrrën e tij.
