VIDEO/ Turqia goditet nga dy tërmete gjatë natës, më i forti me magnitutë 6

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km  në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Lëkundjet ishin mjaft të forta për t'u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 50 persona u plagosën, thonë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që u hodhën nga ballkonet.

Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se ishin plagosur në Duzce, në Stamboll, Zonguldak, Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe në Bolu, në juglindje.

Fotot nga Duzce gjatë natës tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t'u ngrohur.

Pamjet e kamerave të sigurisë të tërmetit janë publikuar në rrjetet sociale, raporton BBC.

VIDEO/ Turqia goditet nga dy tërmete gjatë natës, më i forti