Masakër në SHBA, menaxheri i dyqanit Walmart vret me armë 10 persona e më pas dhe veten

Shtetet e Bashkuara nuk po gjejnë qetësi nga të shtënat masive me armë zjarri. Në Virxhinia një menaxher supermarketi ka hapur zjarr brenda ambientit ku punonte dule lënë 10 të vdekur dhe disa të plagosur.

Një menaxher dyqani besohet se ka hapur zjarr në Virxhinia

Një burrë i armatosur ka vrarë të paktën 10 persona në një supermarket në qytetin Çesepik në shtetin e Virxhinias.

Një burrë besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr më pas ktheu armën kundër vetes dhe tashmë ka vdekur.

Ka pak detaje, por oficerët e policisë thonë se nuk ka më shumë se 10 persona të vrarë dhe disa të plagosur, motivet janë ende të paqarta.

Autoritetet thonë se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Në mes të viktimave ka pjesëtarë të stafit të supermarketit Waltmart dhe klientë të rasti.

Senatorët demokratë të Virxhinias Mark Warner dhe Louise Lucas nxituan të fajësonin Amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane e cila iu jep të drejtën qytetarëve mbi 18 vjeç të disponojnë një armë zjarri.

Sulmi i Virxhinias vjen pak ditë pas sulmit me armë zjarri në një klub nate në shtetin e Kolorados duke lënë të vdekur pesë persona dhe 17 të tjerë të plagosur.