VIDEO/ Gruaja hipën në tempullin e fisit Maya dhe kërcen, tërbohen vendasit
Ky është momenti kur një turiste ka shkaktuar zemërim tek vendasit duke u ngjitur në shkallët e tempulli të lashtë Maya e duke kërcyer.
Gruaja e paidentifikuar mund të shihej pranë majës së El Castillo - ose Piramidës së Kukulcan - në shtetin meksikan të Jukatanit duke kërcyer ndërsa një grup i tërbuar njerëzish i bërtisnin asaj nga poshtë.
Ngjitja në piramidën 25 metra të lartë në zonën arkeologjike Chichen Itza, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit Mayan, është e ndaluar që nga viti 2008.
Sapo gruaja zbriti 91 shkallët, ajo u ndesh me një turmë të zemëruar me disa brohoritje 'burg, burg, burg' dhe 'burgoseni atë'.
Ajo u qëllua me shishe uji ndërsa po kalonte mespërmes turmës.
Në videon e shpërndarë dje në rrjetet sociale, e cila është parë më shumë se katër milionë herë, turistes i kërkohet të zbresë nga një burrë që ka ngjitur disa nga shkallët.
Ndërsa zbret poshtë, pamjet e tregojnë atë duke kërcyer dhe duke tundur kapelën e saj në turmën poshtë.
Në fund, shikuesit mblidhen rreth saj dhe ata mund të shihen duke bërtitur ndërsa ajo përpiqet të kalojë.
