"Nuk ka taksë për ajrin!" Deputetja demokrate çon zërin e banorëve të Divjakës në Kuvend

Aksionin në terren, deputetja e Divjakës Ilda Dhori e zhvendosi në Kuvend, duke dërguar zërin e banorëve të Divjakës që kundërshtojnë traun në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta në sallën e parlamentit.

Mesazhin "Nuk ka taksë për ajrin" ajo e kishte hedhur në një pankartë të cilën e ngjiti në foltore.

Më herët gjatë ditës ajo ishte pjesë e protestës së banorëve, në të cilën u regjistruan përplasje me policinë në kohën që banorët hodhën në tokë kabinën sëbashku me traun.