“Projekt i portit të Durrësit do të vijojë për dy dekada”, Hoxha: Jemi për zhvillim, por jo ta shesim e falim veten

Projekti i portit të Durrësit konsiderohet strategjik nga ana e qeverisë mirëpo opozita po e kundërshton vazhdimisht.

Deputeti i PD Flamur Hoxha në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli rreth këtij projekti.

Ai tha se nuk do ta votojë një projekt të tillë pasi Shqipërinë e zhvilluar nuk e dum përmes korrupsionit duke shitur e duke dhënë gjithçka.

Hoxha: Ky është një projekt që do të vijojë në vijimësi në dy dekada. Unë nuk do ta votoj. Ne duam një Shqipëri më të bukur më të zhvilluar por jo përmes korrupsionit duke shitur e duke dhënë gjithçka. Në skandalin e marrëveshjes së portit të Durrësit dëmin do ta pësojnë shqiptarët.

A ka tendencë të opozitës për të kundërshtuar gjithçka të qeverisë?

Hoxha: Dhe po të isha pjesë e qeverisë do ta kundërshtojë këtë projekt. Ajo që unë mbroj është leverdia ekonomike. Nuk ka transparencë, nuk ka konkurrencë, nuk është bërë një garë ku unë si pjesë e shtetit do t hapja një konkurs të caktuar. Këtu fshihen njerëz ku nuk janë me identitete të përcaktuara.  Investitori në kontrat garanton investim prej 80 milion euro dhe do të marrë një kredi prej 80 milion euro të tjera dhe do të fillojë të ndërtojë një qytet.

Ai hedh dhe dyshime mbi ekzistencën e një liste paraprake të njerëzve që i kanë gati fondet për blerje në portin e Durrësit të apartamenteve apo tregjeve dhe në këmbim marrin nënshtetësinë.

Hoxha: U bënë vite që investimet fshihen nën komponentin e kompanive ofshor. Ne po deformojmë konkurrencën e ndershme të lirë. Fusim njerëz që kanë para nga krimi e droga dhe mbijnë sipërmarrësit gjeni nga hiçi. Shteti po kujdeset të gjej blerës në këmbim të pasaportës. Çdokush që ka para mund të blejë apartamente dhe ambiente tregtare dhe të marrë nënshtetësinë. Mund të jetë bërë gati dhe lista e njerëzve që i kanë gati fondet dhe në këmbim marrin nënshtetësinë. Jemi për zhvillim por jo ta shesim apo ta falim veten si nevojtar pa transparencë, pa konkurrencë pa qartësi, pa seriozitet dhe pa përgjegjësi.