Rekord/ Sandalet e veshura nga Steve Jobs shiten për 220 mijë dollarë

Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien's Auctions për gati 220,000 dollarë.

Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale.

Sandalet ishin model kamoshi nga Birkenstock që daton në mesin e viteve 1970 dhe mbajnë gjurmën e themeluesit të Apple.

Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua.

Jobs i veshi ato sandale në shtëpinë e prindërve të tij në Palo Alto në Kaliforni, ku në vitin 1976 me Steve Wozniak krijoi Apple.

Shtëpia tani është një 'pikturë historike'. Jobs vdiq në vitin 2011 nga kanceri i pankreasit.