Historia rrënqethëse e Tomasit, rrëfyer në shqip nga Roza Lati
Roza Lati në emisionin "Why Not" tregoi një histori me të cilën është ndeshur përpara disa ditësh teksa ka qenë duke lëndruar në internet.
Historinë ajo e ndau me të githë shikuesit e emisionit pasi sipas saj jep shumë shpresë sidomos nënave që kanë fëmijë të veçantë.
Roza lati rrëfen:
"Bëhet fjalë për historinë e Tomas edison i cili ka shpikur llambën. Kur ka qenë i vogël e kanë përjashtuar nga shkolla sepse ishte shumë inteligjent. Mësuesja i ka shkruajtur një letër mamasë së Tomas Edison dhe i ka kërkuar që të mos e hapë atë por t'ia dërgojë mamasë së tij që ta lexojë në shtëpi. Si dhe e falenderon për prezencën e tij në shkollë deri në ato momente. Djali shkon tek e ëma dhe i thotë "Mami kam një letër për ty që ma ka dhënë mësuesja dhe nuk duhet ta hapë njeri përveç teje". E ëma shikon letrën, i dalin lot nga sytë dhe i thotë djalit të vetë "Në këtë letër shkruhet se ti je një gjeni i vërtetë dhe mësuesit e asaj shkollë nuk janë në standartin e duhur për të të mësuar ty dhe se ty të duhet një shkollë më e mirë më e lartë dhe do të çoj në një shkollë tjetër më të mirë".
Kur e ëma e tij ka ndërruar jetë e ëma ka kërkua nëpër sirtarët e saj. Aty ka gjetur letrën e mësueses së tij ku shkruhej se "Fëmija juaj është i paaftë dhe nuk mudn ta mbajmë më këtu mes nesh. Të lutem mos e sill më në shkollën tonë."
Roza thotë se kjo është historia që tregon se të gjitha nënat duhet të përkrahin fëmijët e tyre për çdo gjë që dinë të bëjnë më mirë.
