Vajza që punon DJ "Kur marrin vesh që jam kampione në karate, nuk më ngacmojnë"
Sonja Bajramaj në emisionin “Jeto me Orën” tregoi rreth dy pasioneve të saj atë të karatesë dhe qenit pjesë e muzikës.
Sonja Bajramaj: Fundjavën që lamë pas isha pjesë e Kampionatit Ballkanik. Në ndeshjen e parë fitova, në ndeshjen e dytë me një kosovare humba. Pjesën e muzikës nuk e kisha menduar kurrë ta filloja. Disa shokë të mitë dhe Arditi po krijojmë një grup. Po merremi me projekte të reja. Gjithçka nisi kur hodha një video në tik-tok dhe u bë virale. Ashtu filloi e gjitha. Kur e pash që kisha talent, pse të mos e filloja?
Kërkesat që Sonjaka marrë për të punuar janë të shumta, por ajo tregohet selektive në zgjedhjet e saj.
Sonja Bajramaj: Filluan kërkesat në një mënyrë që as unë nuk e kam pritur. Unë nuk mund të shkoj në çdo lloj klubi nate se i dimë dhe ngacmimet që bëhen por kam menduar të zgjedh vendet.
A ka parë shikime të çuditshme Sonja Bajramaj gjatë kohës që është në punë?
Sonja Bajramaj: Kam pasur shumë sidomos herët e fundit që kam performuar kam pasur ngacmime por kam qenë e shoqëruar dhe ka mbetur aty. Më shoqëron babi, motra dhe i kam mbështetje të madhe në rrugën që po bëj. Në fillim unë e kisha pak problem se nuk e dija si do të dal natën të performoj, më pas kur e pashë që isha dhe e shoqëruar dhe nuk kishte problem vendosa të shkoj.
Po kur e marrin vesh që ajo është kampione në karate si veprojnë?
“Kur marrin vesh që jam kampione në karate, nuk më ngacmojnë.”, shprehet ajo.
Sonja tregon se hera e parë që ka performuar ka qenë shumë emocionuese për të.
Sonja Bajramaj: Kur ka qenë hera e parë që performova filluan të gjithë të kërcenin për tre orë ka qenë emocion i madh. Deri tani të gjitha mbrëmjet kanë qenë të gjitha të suksesshme.
