"Po ndodh tani, tërmet!" Prezantuesi braktis studion live gjatë tërmetit në Itali (VIDEO)
Tërmeti me magnitudë 5.7 në Rimini ditën e djeshme, pak pas orës 7 të mëngjesit, u ndje deri në Romë në anën tjetër të vendit dhe në rajonet veriore të Veneto, Friuli dhe Trentino.
Rrugët u mbushën plot me njerëz që braktisën ndërtesat dhe shtëpitë e tyre nga frika se do të kishte pasgoditje të tjera.
Videot në dyqane e markete tregonë shishe vere të thyera, të shpërndara në dysheme, ranë nga raftet gjatë tërmetit.
#Terremoto in centro Italia di magnitudo 5.7: epicentro nelle #Marche; per fortuna non ci sono stati gravi danni#Mattino5 pic.twitter.com/nNQtbTLqz1
— Mattino5 (@mattino5) November 9, 2022
Stacioni i trenit në qytetin e Ankonës u dëmtua gjithashtu, me muraturë të rënë që mbuloi shkallët dhe platformën e stacionit.
Një banor në Fano, një qytet midis Rimini dhe Ankonës, tha për Ansa neës se dritat e rrugëve po lëkundeshin gjatë tërmetit.
"Gjithçka po dridhej fort, një ndjenjë e tmerrshme dhe njerëzit u derdhën në rrugë," tha ai.
Ndërkohë që tëreti u transmetua live gjatë leximit të shtypit të ditës, ku prezantuesi Massimo Foghetti ishte në studio kur ajo filloi dridhej fort.
Më shpejtësi ai çohet duke lënë tavolinën e tij teksa thotë: 'Kujdes, kujdes, një tërmet!'
“Po ndodh tani. Një tërmet i madh ka goditur sot qytetin e Fanos. Kujdes, ne do të përpiqemi të shohim se çfarë ka rënë.'
Dyert e studios, të vendosura pas tavolinës së Foghettit, shihen duke u tundur.