Manjati i kriptove humbi 15 miliardë dollarë, 94% e pasurisë së tij, brenda natës!
CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollarësh në fillim të kësaj jave, pa pasurinë e tij të binte me 94% në 1 miliard dollarë të martën.
Kjo shënon rënien më të madhe të pasurisë që ka përjetuar ndonjëherë një miliarder brenda një dite, sipas Bloomberg.
Horoskopi 10 nëntor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
9 Nëntor, 21:35
Të martën, CEO 30-vjeçar njoftoi se FTX po i shitet rivalit Binance për të lehtësuar një krizë të rëndë likuiditeti.
Humbjet e papritura të këtyre përmasave janë të zakonshme në mesin e njerëzve më të pasur në botë, por kurrë më parë një miliarder nuk ka humbur një përqindje kaq të madhe të pasurisë së tij brenda një dite, sipas Insajderit.
Themeluesi i Meta Mark Zuckerberg humbi 29 miliardë dollarë më 3 shkurt, por pasuria e tij neto vlerësohej ende në 84.3 miliardë dollarë atë ditë.
Në nëntor 2021, CEO i Tesla Elon Musk humbi 50 miliardë dollarë në dy ditë kur pyeti përdoruesit e Tëitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve në industrinë e tij të automobilave por ai mbeti njeriu më i pasur në botë deri në fund të javës.
Në mënyrë të ngjashme, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mbajti pozicionin e tij si personi i dytë më i pasur në botë në vitin 2019, pavarësisht se pasuria e tij ra me 36 miliardë dollarë brenda natës, kur i dha 25% të aksioneve të tij në Amazon për të zgjidhur divorcin e tij nga ish-gruaja.
Një miliarder që iu afrua rekordit të Bankman-Fried është tregtari Bill Hëang, i cili në mars 2021 humbi të gjithë pasurinë e tij prej 20 miliardë dollarësh në dy ditë pasi firma e tij Archegos Capital Management dështoi në kreditë e saj.
Humbjet e Bankman-Fried vijnë pas një rrëzimi katastrofik të kriptomonedhës prej 600 miliardë dollarësh këtë vit.
Changpeng Zhao, themeluesi i Binance, shkëmbimi i kriptomonedhave që po blen FTX, humbi 79.4 miliardë dollarë nga pasuria e tij këtë vit si rezultat i kolapsit, sipas Bloomberg.

