Familja refugjate digjen të gjallë, humb jetën nëna me 6 fëmijë dhe dy nipat

Ikën për një jetë të re por vdiqën në flakë. Një zjarr në një shtëpi në qytetin turk të Bursës vrau një nënë dhe tetë fëmijë.

Zjarri ka rënë gjatë natës. Guvernatori i provincës Bursa, Yakup Canbolat, konfirmoi lajmin e hidhur për agjencinë zyrtare Anadolu se në banesë u gjetën nëntë trupa. "Tetë prej tyre janë fëmijë," tha ai.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për gjashtë fëmijët e saj nga një deri në dhjetë vjeç dhe dy nipat e saj njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç.

Në vitin 2017 familja iku nga Siria në qytetin me mbi një milion banorë. Ata ishin vendosur në banesën ku u dogjën vetëm një muaj e gjysmë më parë.

Babai ishte kthyer në shtëpi nga një funeral pak pasi shpërtheu zjarri në Stamboll. Sipas autoriteteve, ai ishte përpjekur më kot të shpëtonte gruan dhe fëmijët e tij dhe ishte asfiksuar nga tymi.

Ende është e paqartë se çfarë çoi në katastrofë. Kryebashkiaku i Bursës, Alinur Aktas, shkroi në Twitter se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një sobë me dru.