Nga 6 vite burg në gjoba të kripura, Qeveria Meloni fut në listën e krimeve megafestat "RAVE PARTY"
Burg nga 3 deri në 6 vite, e gjobë deri në 10 mijë euro është dënimi për cilindo që merr pjesë në megafestat me mbi 50 persona, që pushtojnë abuzuvisht hapësira publike e që vënë në rrezik sigurinë publike, rendin publik e shëndetin publik.
Prej ditës së sotme Italia ka një normativë të re që dënon kush organizon e merr pjesë në të ashtuquajturat "rave party", mega eventet ilegale nën ritmin e muzikës non stop e për orë të tëra hapësira publike, kapanone industriale, territore e prona private.
Kjo normë 423 bis e sapo futur në kodin penal, erdhi pas ngjarjeve të pak orë më parë në veri të Modenas, ku rreth 3500 të rinj të ardhur nga vende të ndryshem të Europës, prej më shumë 30 orësh kërcenin e dëgjonin muzikë tekno duke "pushtuar" abuzivisht një kapanon industrial.
Shpesh në këto festa alkooli e droga janë pa limit e bën të rrezikshëm sjelljen e shëndetin e pjesëmarrësve.
Policia italiane në një operacion të drejtuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, mundi të ndërhyjë e të pezullojë pak orë më parë festën e Modenas , muzika e së cilës kishte pushtuar të gjithë zonën përreth nën efektin e amplifikatorëve të fuqishëm e instrumenteve që përdoren për mega party.
Menjëherë pas këtij operacioni qeveria Meloni firmos këtë normë të ligjore e cila dënon si vepër penale cdo organizim të tillë.
Rave Party është një nga fenomenet e jetës sociale të të rinvje e që periodikisht e ilegalisht zhvillohen në Itali.
Një i tillë ishte ai i gushtit 2021 kur ndërsa Italia po kalonte një emergjencë pandemike mbi 7000 të rinj të ardhur nga e gjithë Europa u mblodhën në një megafestë ielgale në liqenin Mezzano në periferi të Viterbos. E djathta italiane asokohe në opozitë, kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme Luciana Lamorgese , ndërkohë që stafi teknik i saj nisi të hartoj një urdhëresë për të ndaluar këtë fenomen e aktivitetin fitimprurës për organizatorët.
Norma e re ligjore e Kodit Penal është një sinjal i qeverisë Meloni për të ndaluar këto organizime të paligjshme.