Elon Musk shkarkon bordin e Twitter, duke u bërë drejtor i vetëm

Shefi ekzekutiv i Tesla-s bëhet drejtor i vetëm i Twitter-it pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh.

Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Twitter, duke i dhënë vetes kontroll të papenguar mbi gjigantin e mediave sociale, raporton Aljazeera.

Elon Musk, i cili njihet si personi më i pasur në botë është gjithashtu shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX.

Pak ditë më parë, mediat shkruan se shumë nga punonjësit e Twitter janë shkarkuar por nuk ka patur asnjë komunikatë zyrtare.

CEO i Tesla postoi në Twitter se shpërbërja do të ishte "e përkohshme", por pa dhënë më tepër detaje.