Tragjedia në Korenë e Jugut me 156 të vdekur, policia merr përgjegjësinë

Shefi i policisë së Koresë së Jugut ka pranuar fajin për mos marrjen e masave për eventin famëkeq që iu mori jetën 156 personave për festën e Hallouinit duke u bërë zyrtari i parë që pranon përgjegjësinë.

Shefi i policisë së Koresë së Jugut ka thënë se kontrolli i turmës gjatë përplasjes në Itaewon gjatë festës së Halloweenit ishte i papërshtatshëm, duke u bërë zyrtari i parë që pranon që nuk u bë mjaftueshëm për të parandaluar tragjedinë.

Yoon Hee-keun tha se ndjente përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike për atë që ndodhi.

Ai u zotua për një hetim të plotë.

Ministri i Brendshëm Lee Sang-min kërkoi gjithashtu falje për incidentin që vrau 156 persona dhe plagosi 152 të tjerë.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje ndërsa turmat u mblodhën në një rrugicë në qytetin Itaewon një lagje popullore e njohur për jetën e natës, ndërsa Halloween festohej për herë të parë që nga periudha e Covid-19.

Shefi i policisë tha se forcat e rendit kishin marrë telefonata të shumta përpara se të ndodhte aksidenti, duke i njoftuar për seriozitetin e situatës, por përgjigja e tyre mungoni.

Komentet e autoriteteve pasojnë kërkesat në rritje të publikut për llogaridhënie.

Policia më herët tha se ata vendosën më shumë oficerë për festimet e Halloween-it të këtij viti sesa për festat para Covid-it.