Lajçak pas takimit me Vuçiç: Energjia dhe targat kërkojnë zgjidhje urgjente

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviç.

Diplomati i BE-së ka bërë të ditur nëpër një postimi në "Twitter" se në këtë takim është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.

"Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin temat kyçe në agjendën tonë, pasi nevojitet urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviç", ka shkruar Lajçak.

Javën e kaluar Lajçak qëndroi edhe në Kosovë, ku takoi kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.