Nuk nis mirë mazhoranca e së djathtës në Parlamentin italian, berluskonianët mungojnë

Senatorët e Partisë Forza Italia të Silvio Berlusconit, pas mbledhjes me të, nuk prezantohen në votimin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Dhomës së Senatit e Il Cavaliere shfaq dukshëm pakënaqësinë e tij për çfarë po ndodh mes të djathtëve.

"Va fa n.." janë fjalët që Silvio Berlsuconi i ka shprehur Kryetarit të ri të Dhomës së Senatit, Ignazio La Russa, i Partisë Fratelli D'Italia pak para votës së senatorëve, e që telekamerat e mediave italiane kanë përcjellë me videot e tyre gjatë kësaj ditë të parë të nisjes së Legjislaturës së re.

Fjalë e sjellje që aludojnë se e djathta italiane nuk është aq kompakte pas votës së 25 shtatorit dhe ende nuk ka gjetur dakortësinë për zgjedhjen e ministrave.

Pas mbledhjes me grupin e senatorëve të tij, Silvio Berlusconi, prezantohet në Dhomën e Senatit pa 16 senatorë, nga 18 që ka Forza Italia, e vota e tyre mungoi në zgjedhjen e Kryesenatorit të këtij Parlamenti.

Pas mbledhjes me grupin e senatorëve, Silvio Berlusconi mbërrin në sallën e Senatit i vetëm. Senatorët e partisë së tij nuk prezanothen në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Dhomës së Senatit me përjashtim të Maria Elisabetha Casellati, e cili ishte dhe kryetarja e kësaj dhome në legjislaturën e shkuar.

Por megjithatë kandidati i Fratelli D'Italia, Ignazio La Russa mundi të marrë 117 vota e shumicën e mjaftueshme të votës së senatorëve qysh në raundin e parë të votimit edhe pa praninë në sallë të berluskonianëve.

Ndërkohë në dhomën e deputetëve votimi i parë nuk mundi të arrij 2/3 e mudnshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj e me shumë gjasa do të duhet të presim raundin e tretë të votimit ku do të jetë e mjaftueshme mazhoranca absolute 50% +1.

E çfarë ndodhi sot në Dhomën e Senatit, nga shprehja e fjalëve të Berlsuconit e mosprania në sallën e Parlamentit të  senatorëve të Forza Italia, lënë të kuptohet se ka pakënaqësia e mosdakortësi mes koalicionit të djathtë për emrat e ministrave të rinj.

Il Kavaliere nuk është i kënaqur ose me emrat e mundshëm të qeverisë se re, ose propozimet e tij nuk janë pranuar nga Meloni.