Bosnja po voton, Seifovic: Agjenda politike e Rusisë negative, askush nuk e ka marrë seriozisht
Bosnja po voton mes tensionesh etnike si dhe ndikimit nga faktorët e jashtëm.
Në një lidhje përmes skype për Ora News gazetari Semir Seifovic tregoi rreth situatës në Bosnje.
Ai tha se shumë njerëz po shohin si zgjidhje largimin në një kohë që pesimizmi është shtuar si dhe qytetarët ndjejnë pabarazitë në përfitimet që marrin.
Semir Seifovic: Zgjedhjet tregojnë se ka shumë të rinj që po marrin pjesë, por ka një lloj pesimizmi. Shumë njerëz janë larguar nga ky vend për një të ardhme më të mirë. Nga një rritje të ndarjes etnike. Shumica e qytetarëve në Bonje po largohen prej edukimit, ndjejnë se jetojnë në një shoqëri ku vetë të privilegjuarit dhe ata afër qeverisë përfitojnë. Kemi pasur vrasje të shumta në Bosnje-Hercegovinë. Ka familje fëmijët e të cilëve janë të zhdukur. Njerëzit po largohen nga sistemi, po ikin nga politikanët.
Sipas Semir Seifovic në rast se komunitete nuk bashkohen në Ballkan nuk do të ketë ditë të mira.
Semir Seifovic: Ballkani po shkon drejt trazirave dhe më të forta, duke parë këtë dhe çështjet në Kosovë, në Mal të Zi, dhe në Maqedoninë e Veriut. Ballkani po bëhet një fuqi baruti. Nuk do të kishte ditë të mira nëse komunitetet nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Bosnja dhe Hercegovina ka pasur gjithnjë çështje të influencës ruse. Bosnja ka thënë se agjenda politike e Rusisë është negative por askush nuk e ka marrë seriozisht Bosnjen.
“Ne shohim shumë nga vendet e Ballkanit që ne ndodhemi në dyert e Be. Ajo i jep dorën Ukrainës por për Ballkanin nuk ka pasur një qasje të tillë. Krijimi i një blloku do të ishte i domosdoshëm që këto popullsi të shpëtonin.”

