Inxhinierët në pikëpyetje, kërkohet krijimi i një urdhëri të posaçëm, rivlerësohen licencat
Maxhoranca ka propozuar në kuvend urdhërin e ri të inxhinierëve përmes të cilit pretendohet rregullimi i këtij profesioni. Ndërsa për ekspertët nisma është e padrejtë pasi do të krijojë kosto shtesë. Qëllimi sipas tyre është zhvlerësimi i licencave aktuale.
Kërkesa e deputetes së PS Luljeta Bozdo për krijimin e urdhërit të inxhinierëve ka sjellë kundërshtitë e para.
Krijimi i një structure të re sipas profesionistëve është i panevojshëm dhe i rrezikëshëm pasi kërkon të vendosë në pikëpyetje licencat aktuale.
“Logjistika, transferimi dhe përshtatja e licencave ekzistuese sipas kategorive në regjistrin e urdhërit 57 mijë e 600 euro. Ky është qëllim i pastër që ato duan të kapin sektorin e licencave. Është shkruar në relacion, është shkruar në çdo nen të këtij ligji, që licencat ekzistuese do ët dalin nga qarkullimi një vit pas këtij projektligji. Pse është e nevojshme ti heqësh të drejtën e ushtrimit të profesionit o e ta transferosh këtë të drejtë dhe ta kalosh në duart e UPI-t”.
“Ta konsiderojmë këtë ligj si një ligj antikombëtar. Kjo do të thotë që të shkatërrosh gjithçka që inxhinieria ka ti marrin në dorë një grup.”
Inxhinjerja Mena shton dhe rëndesën që do ët ketë në buxhetin e shtetit.
“Parashikimi i planit të biznesit për aktivizimin e UPI-t që është paraqitur në relacioni shpjegues për të cilin kërkohet nga buxheti i shtetit për vitin e parë një shumë prej 1 milion e 103 mijë e 320 eurosh. Kjo është si të ngresh një ministri të re nga fillimi. Dhe këtë ministrinë e re të organizuar sipas këtij grupit nismëtar do ta krijosh me buxhet nga shteti. “
Rreth 400 inxhinier nga Tirana dhe rrethet kanë firmosur një peticion ku shprehin kundërshtimin për miratimin e këtij ligji.

