Në plazh për det e diell, fundjava gjallëron plazhin e Durrësit pas ditëve me shi
E diela ishte me diell në Durrës.
Motin e mirë, qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje përgjatë bregdetit.
Dikush për vrap e të tjerë ecje e argëtim me fëmijët.
Dita ishte e ngrohtë por plazhit i munguan notarët guximtarë.
Bregdeti tashmë është çliruar nga shezlongët e subjekteve private që në verë zaptuan çdo pëllëmbë toke.
Qytetarët thonë se edhe këtë behar plazhet publike për ta ishin me kursim.
“Gjithë ato plazhe publike që janë i zaptojnë premtojnë 20%, por as 5% nuk është.”
Por në vjeshtë e dimër plazhi është i tyre.
Thonë se gjatë këtyre stinëve shijojnë qetësinë dhe ajrin e freskët që në verë zor se e gjen në qytetin e Durrësit.
“Qetëso dhe rehatllëk. U kënaqëm. Më pastër është edhe ajri, relaksohemi.”
Pas ditëve me shi e stuhi, kjo javë e parë e tetorit sipas parashikimeve do të rikthejë ditët e ngrohta me diell.
