Reperi rus Walkie bën vetëvrasje për mos luftuar Ukrainë: "Nuk jam gati të vras, për asnjë ideal"
Reperi rus Ivan Petunin, i njohur si Walkie, kreu vetëvrasje në qytetin jugor të Krasnodarit për të mos shkuar në luftë në Ukrainë.
Lajmi i raportuar nga media të ndryshme amerikane bëri bujë në vend.
Trupi i 27-vjeçarit u gjet pranë një ndërtese të lartë në rrugën Congressnaya pasi i riu regjistroi një video-mesazh, të postuar në llogarinë e tij në Telegram, në të cilin thoshte se nuk donte të vriste për asnjë ideal.
Ai po i nënshtrohej trajtimit neuropsikologjik
Për shkak të problemeve shëndetësore, duke qenë se po i nënshtrohej trajtimit neuropsikologjik, Petunin kishte marrë një përjashtim të përkohshëm nga shërbimi ushtarak. Por me sa duket ishte i sigurt se ai do të thirrej swrish nw front.
Videomesazhi
“Nuk jam gati të vras”, tha ai në një video të postuar në rrjetet sociale para se të vdiste dhe u bë virale në mbarë botën.
Petunin, 27, i njohur si Walkie, ka lindur në 1995 dhe publikoi albumin e tij Mental në 2018.
Në videon ku paralajmëronte të keqen që do të ndodhte ai tha:
“Nëse po e shikoni këtë video nuk jam më gjallë, nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua”.
Rusët në arrati
Walkie është solidarizuar bashkuar qindra mijëra njerëzve që po përpiqen të largohen nga Rusia këto ditë për të shmangur dërgimin në Ukrainë me një pushkë në dorë.
“Zgjodha të mbetem përgjithmonë në histori si një njeri që nuk e mbështeti atë që ndodhi”, vijon videomesazhi i reperit.
