Propozimi i kryebashkiakut të Riminit për të luftuar krizën: Të kthehen sobat me dru

Kryebashkiaku i Riminit në Itali, Jamil Sadegholvaad ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Kjo për të shmangur rëndimin mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.

Jamil Sadegholvaad, kryebashkiak i Rimini, ka sugjeruar që të rikthehen vatrat e zjarrit, sobat me dru ose pelet deri në klasën të dytë (gjë që ndalohet për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit).

“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si thikë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim”.

Kryebashkiaku i Riminit kërkoi gjithashtu të vlerësohet shtrirja e pezullimit të ndalimit të ndezjes së sobave dhe vatrave në pjesën tjetër të Qarkut.

Për këtë çështje, Emilia-Romagna së bashku me administratat e tjera të pellgut të Padanos - Veneto, Lombardia, Piemonte - ka shtyrë për një diskutim me qeverinë për të trajtuar çështjen e masave kundër smogut duke marrë parasysh konteksti i krizës në të cilin qytetarët.

Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset.