“Provokimet ruse nuk trembin SHBA,”Biden: Aleatët gati të mbrojnë çdo cm të NATO-s

Amerika është e përgatitur përballë çdo kërcënimi nga Rusia , garanton presidenti Biden i cili iu drejtua me një mesazh të posacëm kërcënimeve të presidentit Putin për përdorim të armëve bërthamore pas aneksimit të 4 rajoneve ukrainase.“Provokimet ruse nuk trembin SHBA,”Biden: Aleatët gati të

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e Vladimir Putin pasi ai aneksoi katër rajone të zaptuara të Ukrainës.

Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen pasi shefi i Kremlinit se ka bërë një kërcënim të fshehtë për të përdorur armë bërthamore në mbrojte te territoreve te reja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti Biden tha se Putin "nuk do të trembë Shtetet e bashkuara". "Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen," tha Presidenti amerikan.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, ai iu drejtua drejtpërdrejt presidentit rus, duke drejtuar gishtin në kamera.

"Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s," tha ai, duke iu referuar bllokut perëndimor të sigurisë.

“Zoti Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimetër”, përsëriti Presideti Biden.

Menjëherë pas kësaj, zyrtari më i lartë i sigurimit kombëtar amerikan tha se ndërsa ekzistonte mundësia që Moska të përdorte armë bërthamore, nuk dukej të kishte një kërcënim të afërt.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti aneksimin "përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës".

Anëtarët e aleancës "nuk e njohin dhe nuk do të njohin" asnjë nga territoret e aneksuar si pjesë e Rusisë, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke e akuzuar Putinin për "tronditje të papërgjegjshme bërthamore".

Ai e quajti aneksimin një "moment kyç" në luftë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se "aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë".

“Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran," tha ajo.