Pas Floridas "Ian" godet Karolinën e Jugut, dhjetëra të vdekur dhe miliarda $ dëme materiale
Pas Floridës, uragani vdekjeprurës Ian, një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, u zhvendos në Karolinën e Jugut. Sipas autoritetevë raportohen dhjetëra viktima dhe miliona $ dëmë materiale, por stuhia pritet të ngadalësohet mbremjen e së shtunës.

Uragani vdekjeprurës Ian, një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, u zhvendos në Karolinën e Jugut, pasi pushtoi Floridan. Fillimisht uragani solli erëra të fuqishme me shpejtësi 140 kilometra në orë ndërsa në mbrëmje vonë reshjë të dendura shiu.
Ndërkohë në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut, gati gjysmë milioni abonenetë ishin pa energji, pasi Ian goditi shtetet. Sipas ekspertëve, uragani pritet të dobësohet shpejt dhe të shpërndahet në mbrëmjen e së shtunës.
Në Florida ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 23, sipas të dhënave nga departamenti i Zbatimit të Ligjit, teksa zyrtarët vendas kanë dhënë shifra më të larta, me të paktën 45 viktima.
Shtatëmbëdhjetë emigrantë mbeten gjithashtu të zhdukur nga një varkë që u mbyt gjatë uraganit të mërkurën, sipas Rojës Bregdetare. Një person u gjet i vdekur dhe nëntë të tjerë u shpëtuan, duke përfshirë katër kubanë që notuan drejt bregut në Florida Keys.
Sa i përket dëmeve, autoritetet po përcaktojnë shkallën e shkatërrimit. Presidenti Joe Biden tha se IAN: "Ka të ngjarë të renditet ndër uraganët më të këqinj në historinë e vendit,"

Me vlerësimet e dëmeve që shkojnë në dhjetëra miliarda dollarë, Biden theksoi se "do të duhen muaj, vite për t'u rindërtuar".
"Nuk është vetëm një krizë për Florida," tha ai. "Kjo është një krizë amerikane."
“CoreLogic”, një firmë e specializuar në analizën e pronave, tha dëmet në pronat rezidenciale dhe komerciale në Florida mund t'u kushtojnë kompanive të sigurimit deri në 32 miliardë dollarë ndërsa humbjet nga përmbytjet mund të shkojnë deri në 15 miliardë dollarë.
Sipas një analize të shpejtë dhe paraprake, përmasat e uraganit IAN lidhen edhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, duke sjellë një sasi shiu mbi 10 për qind, thanë shkencëtarët amerikanë.