Uragani vijon rrugëtimin/ Pas Floridës, drejtohet për në Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut

Vërshimet e uraganit Jan janë drejt Karolinës së Jugut dhe asaj të Veriut ndërsa dëmet në Florida janë kolosale. Autoritetet vendase thonë se rreziqet post-uragan vijojnë të ekzistojnë ndërsa numri i viktimave vijon të rritet

Edhe pse më pak aktiv, uragani Ian që kapluar Shtetet e Bashkuara vijon të jetë aktiv dhe është drejtuar për në Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Jugut.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Florida edhe pse zyrtarët besojnë se shifra është më e lartë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë për persona që ndodhen të bllokuar si pasojë e vërshimeve të ujit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Guvernatori i shtetit, Ron Desantis i paralajmëroi qytetarët për rreziqe post-uragan, i cili vlerësohet të jetë një nga më të egrit në vitet e fundit në Amerikë.

"Do të ketë rreziqe atje ku njerëzit mund të jenë ende duke u lënduar. Vetëm për shkak se stuhia ka mbaruar nuk do të thotë se nuk ka rreziqe shtesë. Të paktën 700 persona janë shpëtuar nga Garda Bregdetare. Qendrat spitalore që kujdesen për pacientët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Në disa vende ka pasur rrjedhje të karburantit," tha ai.

Presidenti Joe Biden nga Uashingtoni tha se fatkeqësia natyrore duhet t’i bashkojë amerikanët.

"Mesazhi im për njerëzit e Floridës. Vendi është në momente të tilla që Amerika duhet të bashkohet, ne do të bashkohemi si një ekip si një Amerikë," tha Biden.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.

Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë.