OKB fakton krimet e luftës në Ukrainë, Komisionit Hetimor: Rusët kryen ekzekutime, tortura e dhunë seksuale

 Investiguesit e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se në Ukrainë janë kryer krime lufte. Ata përmendin bombardimet e vendbanimeve civile, ekzekutimet, torturat dhe dhunën seksuale

 OKB fakton krimet e luftës në Ukrainë, Komisionit Hetimor:

Hetimet e Kombeve të Bashkuara kanë nxjerrë në pah se në Ukrainë forcat ruse kanë kryer krime lufte.

Në këto përfundime ka arritur kreu i Komisionit Hetimor të OKB-së për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar në Ukrainë Erik Mose.

"Bazuar në provat e mbledhura nga Komisioni, ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë," tha ai.

Konkluzionet e Komisionit Hetimor të OKB-së janë realizuar pas investigimit në katër rajone ukrainase.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE 

Deklaratat e tyre pasojnë hetimet e komisionit në Kiev, Karkiv, Sumi dhe Çernhiv ku grupet e OKB-së vizituan 27 vendbanime dhe intervistuan më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë.

Krimet e luftës sipas Komisionit konsistojnë në bombardime të vendbanimeve të civilëve, ekzekutimeve, torturave dhe dhunës seksuale.

Të enjten, presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në adresimin e tij ndaj homologëve të OKB-së bëri thirrje për ngritjen e një Gjykate të Posaçme me qëllim hetimin e krimeve të luftës së ushtrisë ruse në shtetin e tij.