Italia voton të dielën, qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Dhomën e Deputetëve dhe Senat
Ditën e dielë, 25 shtator, nga ora 7 e mëngjesit në 23 të mbrëmjes, italianët do të votojnë në 61.566 qëndra votime për të zgjedhur qeverinë e legjislaturën e re parlamentare.
Për herë të parë pas reformës kushtetuese, Italia voton për një numër më të reduktuar deputetësh e senatorësh.
Roma është qyteti me nurmin më të lartë të votuesve e përqindja më e lartë e zgjedhësve janë femra.
Na ndajnë vetëm 48 orë nga vota në Itali e sipas të dhënave zyrtare janë 50.869.304, italianë me të drejtë vote, 4.741.790 italianë në diasporë. 51,74% e votuesve janë femra.
2.682.094 janë të rinj italianë mbi 18 vjeçarë që votojnë për herë të parë, 1.302.170 prej të cilëve femra e 1.379.924 meshkuj.
Legjislatura e re, e XIX, ,do të aplikojë normativën e re të reformës kushtetuese që ka reduktuar nga 630 në 400 numrin e deputetëve e nga 315 në 200 numrin e senatorëve.
Në dosjerin informativ të publikuar nga Ministria e Brendshme italiane, në Dhomën e deputetëve kanë kandiduar 1.310 kandidatë në kolegjet një emërore e 2.788 në kolegjet shumë nominale, si dhe 95 për kolegjet e italianëve në diasporë.
Ndërsa për dhomën e Senatit kandidojnë 693 kandidatë senatorë në kolegjet një emëror, 1.418 për kolegjet shumë nominale e 41 për kandidatë e emigrantëve në diasporë.
Ndër 21 rajonet që ka territori italian, Lombardia mban numrin më të lartë të votuesve me 7.505.133 me të drejtë vote e Valle D'Aosta ka numrin më të ulët me 98.187 votues.
Ndër qytetet, Roma, kryeqyteti italian ka numrin më të lartë të votuesve me 2.055.382 e komuna Rocca de Giorgi në provincën e Pavias është qyteza me numrin më të vogël të votuesve, vetëm 5, 13 meshkuj e 12 femra.
