Gëlltiti 75 qeska me kokainë, "tifozi" i Liverpulit pikaset nga policia pasi e kapën krizat në aeroport
Një burrë u arrestua pasi kishte gëlltitur 1 kg kokainë me vlerë 80 mijë paund duke u hequr si një tifoz i Liverpoolit.
Ai kishte gëlltitur 75 qeska me kokainë në një hotel në Amerikën e Jugut, përpara se të fluturonte drejt Parisit e më pas të kthehej në Britani, duke u hequr si tifoz.
43 vjeçari Benjamin Nwaogwugwu u pikas nga polciia pasi pësoi kriza të forta barku, në aeroportin e Mançesterit.
Oficerët e panë atë duke u rënkuar nga dhimbja për shkak të efekteve të drogës dhe u dërgua në spital.
U deshën dy ditë që të gjitha qeskat e gëlltitura të dilnin nga zorra e trashë.
19 nga qeskat e gjetura ishin me një pastërti deri në 89%.
Nëaogëugëu, nga Longsight, Manchester, i cili ka një grua dhe tre djem të moshës 18, 15 dhe 14 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar më vonë pretendoi se ai ishte bërë presion për t'u bërë trafikues droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.
Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t'i gëlltiste të gjitha.