Finlanda do të kufizojë hyrjen e rusëve mes trafikut të rënduar kufitar
Qeveria finlandeze ka njoftuar se do të "kufizojë ndjeshëm hyrjen e qytetarëve rusë" pasi vendi pa një bum të udhëtarëve rusë nw kufirin e saj lindor pas urdhrave të mobilizimit të Vladimir Putin.
Finlanda, vendi i fundit i BE-së që kishte lejuar ende hyrjen për rusët me viza turistike, tani do të kufizojë vizat e reja, tha qeveria në një deklaratë, duke përmendur "dëmtimin serioz në pozicionin ndërkombëtar të Finlandës".
Masa vjen një ditë pasi kryeministrja e Finlandës Sanna Marin tha se "turizmi dhe udhëtimi rus duhet të ndalet" pasi numri i rusëve që hynë në vend u dyfishua të enjten, tha një zëdhënës i agjencisë kufitare për AFP.
“Frika është se ne përfundojmë të jemi i vetmi vend kufitar përmes të cilit është e mundur të udhëtosh nga Rusia në Evropë me një vizë Shengen të dhënë nga një vend tjetër”, tha ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, për mediat lokale të mërkurën.

