Zhduket profesori i fizikës, ishte në Kili për udhëtim kërkimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 11:24
Një profesor britanik është raportuar i zhdukur gjatë një udhëtimi kërkimor në Kili, ka thënë policia.
Tom Marsh, 60 vjeç, nga Rugby në Warwickshire, kishte qenë duke vizituar Observatorin La Silla rreth 595 km në veri të kryeqytetit Santiago.
Marsh, ka humbur më datën 16 shtator.
Profesor Marsh punonte në Departamentin e Fizikës në Universitetin Warwick.
Familja e tij ka deklaruar në polici se janë shumë të shqetësuar për humbjen e Marsh.
Policia e Warwickshire, tha se oficerët e saj janë në kontakt me Zyrën e Komonuelthit të Jashtëm dhe Zhvillimit dhe Interpolin, si dhe me autoritetet kiliane, shkruan Sky News
