Në prag të zgjedhjeve, Berlusconi i del "në krah" Putinit: E shtynë për të nisur luftën
Dy ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme kreu i partisë Forza Italia dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka zgjedhur t’i dalë në krah Vladimir Putin lidhur me nisjen e luftës. Komentet e tij pritet të ndikojnë në zgjedhjet e së dielës.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ka thënë se presidentin rus, Vladimir Putin e kanë shtyrë për të nisur luftën në Ukrainë.
"Vladimir Putin është shtyrë nga populli, partia e tij dhe ministrat për të nisur këtë operacion special. Po ashtu edhe liderët separatistë, ata kanë shkuar në Kremlin dhe i kanë kërkuar Putinit që t’i mbrojë," tha ai.
Komentet e tij mund të ndikojnë në përçarjet brenda koalicionit të djathtë i cili pritet të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat mbahen në 25 shtator.
Berlusconi e ka kritikuar operacionin special të Moskës në Ukrainë, por megjithatë bashkë me aleatin e tij nga e djathta ekstreme, Mateo Salvini kanë qenë kundër dërgimit të armëve në Kiev dhe nën zë edhe kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Përkundrejt lideres së Fratelli d’Italia Giorgia Meloni e cila e ka qenë pro dërgimit të armëve në Ukrainë.
Komentet e Berlusconit mund të përkeqësojnë marrëdhëniet e Italisë me vendet perëndimore pasi e djathta të vijë në pushtet në zgjedhjet e së dielës.
Zoti Berlusconi ka një marrëdhënie tepër miqësore me liderin rus.