Vuçiç pas dhunën ndaj LGBTI+: Ata që hoqën pantallonat e sulmuan policinë do të ndiqen penalisht
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për sulmet pas paradës së krenarisë nga komuniteti LGBTI+ në Serbi.
Ai është shprehur se sulmi erdhi nga grupe të papërgjegjshme që kanë prishur rendin dhe qetësinë në publik.
"Ne ishim të ekspozuar ndaj sulmit të grupeve të papërgjegjshme nga të gjitha anët. Individë që kanë të drejtë të ecin me të tjerët. Nga ana tjetër kishit njerëz që prishnin rendin dhe qetësinë. Persona që prishën rendin publik, moralin, dhe hoqën pantallonat. Ata që sulmuan policinë do të ndiqen penalisht, Prej dy muajsh është bërë një fushatë kundër diçkaje që zgjati dy orë dhe mund të zgjaste 10 minuta."
Vuçiç foli për rolin e Kishës Ortodokse Serbe dhe theksoi se problemi nuk është në edukimin fetar.
“Unë nuk mendoj se duhet të heqim arsimin fetar, nuk mendoj se edukimi fetar është problem”, tha Vuçiç.
“Sa i përket rolit të Kishës Ortodokse Serbe, mendoj se ka një rol historik, që populli ynë jeton dhe mbijeton aty ku ka Kishë Ortodokse Serbe" tha Vuçiç.

