Funerali i Mbretëreshës bën bashkë presidentët Osmani dhe Biden, ja për çfarë diskutuan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2022, 17:36
Funerali Shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II bëri bashkë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e SHBA-së Joe Biden.
Në një postim në facebook, Osmani shkruan se "ishte nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II."
Osmani thotë se Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.
Ndërsa vetë ajo në emër të popullit të Kosovës i shprehu mirënjohjen dhe përkushtimin për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
Mbretëresha Elizabeta II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.




